Dafina Zeqiri nuk ka mundur të qëndrojë indiferente pas sukseseve të yjeve shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Këngëtarja shqiptare e cila jeton dhe vepron në SHBA, tash e sa kohë po punon në projekte të reja.
Ajo lansoi së fundmi mixtape të saj të ri, “King”, ndryshe projekti “Told Ya” ishte mjaft i suksesshëm.
Bukuroshja shqiptare ka shfrytëzuar rrjetin social Twitter për të lëvduar bashkëkombaset, Rita Ora, Bebe Rexhën dhe Dua Lipën.
https://twitter.com/Dafina_Zeqiri/status/930158423118934023
Rita Ora prezantoi së fundmi në ceremoninë e MTV Europe Music Awards, ndryshe aty me çmime u shpërblyen Bebe Rexha dhe Dua Lipa.;
Dafina u tregua mjaft modeste duke përrkrahur artistet në rrjetin social Twitter.
Ndërkaq, nga Dafina Zeqiri pritet më shumë në tentimin e saj në skenën ndërkombëtare, pasi ka kohë që nuk po angazhohet në skenën muzikore shqiptare. /Telegrafi/