Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora këto ditë po qëndron në Kosovë.
Në vizitën e saj në vendlindje, Rita po shoqërohet edhe nga bashkëshorti i saj, regjisori Taika Waititi, për të cilin është hera e parë që vjen në Kosovë.
Arsyeja e ardhjes së yllit të muzikës ishte festimi i ditëlindjes së saj të 33-të që u shënua të dielën, më 26 nëntor.
Ndërkohë, mbrëmë (e hënë) u organizua edhe një darkë speciale nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Përveç Ritës, partnerit dhe familjes së artistes, në darkë ishin të ftuar edhe shumë fytyra publike shqiptare, mes tyre edhe këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri.
Në pamjet e publikuara nga darka në një moment Dafina para të ftuarve shihet teksa interpreton ‘live’ një prej hiteve të saj “Gurbeti”.
Videoja u bë virale në rrjetet sociale dhe autorja e “Malli” u komentua për vokalin e saj të mrekullueshëm.
Ndërkohë, theksojmë që tjerë të ftuar në darkën e presidentes Osmani ishin edhe Majlinda Kelmendi, Edona Reshitaj, Yll Limani, Valdrin Sahiti, Blerta Basholli etj. /Telegrafi/