Dafina Zeqiri është shprehur hapur në përkrahje të superyllit shqiptar, Rita Ora.
Ylli i estradës shqiptare ka përkrahur Rita Orën e cila nuk u nominua në Grammy në asnjë kategori, e ku u vlerësuan me nominime Dua Lipa dhe Bebe Rexha.
Shumë e konsiderojnë që arritja e Duas dhe Bebes si shqiptaret e para me nominime në Grammy i ndan ata nga pjesa tjetër duke hyrë në histori, e një pjesë mendojnë që Rita Ora ka vënë bazën e rëndësishme të tyre.
E tillë është edhe Dafina Zeqiri e cila hapur ka përkrahur Rita Orën.
“Një prej shqiptareve të para që ka mbytur skenat botëore”, ka shkruar Dafina Zeqiri.
Menjëherë ka pasuar përgjigja e Rita Orës, e cila e ka quajtur Dafinën si “më të ëmblën”.
Po ashtu, Rita ka filluar ta ndjekë me këtë rast Dafinën në rrjetin social Instagram.
Kështu dy dyjet e muzikës filluan shoqërimin e ndoshta në të ardhmen edhe ndonjë bashkëpunim i cili do të ishte pa dyshim i mirëpritur nga të gjitha adhuruesit shqiptarë. /Telegrafi/