Telegrafi

Cutrone pritet të kthehet te Wolves

Patrick Cutrone është vendosur të kthehet te Wolverhampton Wanderers dhe mund të mbetet në klub për të zëvendësuar Raul Jimenezin e lënduar.

Fiorentina nënshkroi ish-sulmuesin e Milanit në huazim me opsion blerje në janar të 2020, por italiani ka shënuar vetëm pesë gola në 34 paraqitje që nga ajo kohë.

Viola hoqi detyrimin e tyre për të blerë në dhjetor dhe Cutrone thuhet se është në prag të kthimit te Wolves.

 

Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, Cutrone pritet të qëndrojë në klub për të zëvendësuar Jimenezin, i cili pësoi një dëmtim në kokë në dhjetor dhe koha e rimëkëmbjes së të cilit nuk dihet ende.

Cutrone, 23 vjeç, nuk ka shënuar asnjë gol në 13 paraqitje në të gjitha garat me Fiorentinën deri më tani këtë sezon. /Telegrafi/