Site icon Telegrafi

Cutrone nuk ka hapësira, tri skuadra e duan atë në janar

MILAN, ITALY - AUGUST 03: Patrick Cutrone of AC Milan celebrates his goal during the UEFA Europa League Third Qualifying Round Second Leg match between AC Milan and CSU Craiova at Stadio Giuseppe Meazza on August 3, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Sulmuesi i talentuar i Milanit, Patrick Cutrone pritet të largohet nga ‘Rossonerët’ gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ylli i ri italian i befasoi të gjithë në fillim të edicionit kur shënonte gola vendimtar për Milanin.

Por tani hapësirat për të janë zvogëluar dukshëm me rikthimin nga lëndimi të Nikola Kalinic dhe me portugezin Andrea Silva.

Cutrone duke festuar një gol me fanellëne Milanit (Foto /Getty Images)

Kësisoj djaloshi ka kërkuar nga klubi huazimin e tij me qëllim që të ketë sa më shumë minuta.

Milani ka pranuar se do ta huazojë lojtarin gjatë janarit dhe në kërkim të tij janë tri skuadra të njohura nga Serie A.

Torino mbetet favoriti kryesor për huazimin e lojtarit, por në garë është edhe Genoa dhe Udinese.

19-vjeçari falë formës së mirë që ka kaluar në këtë fillim të edicionit ka zënë vend edhe tek Kombëtarja e Italisë U21.

19-vjeçari ka shënuar edhe me Italinë U21 (Foto /Getty Images)

Ai ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në dy të tjerë në Serie A.

Përveç kampionatit, Cutrone ka bërë mirë edhe në Ligën e Evropës ku ka shënuar një gol në kualifikime dhe dy të tjerë në fazën e grupeve.

Kujtojmë që 19-vjeçari është produkt i akademisë së Milanit, ndërsa debutimin me ekipin e parë të ‘Kuqezinjve’ e bëri në ndeshjen e parafundit të edicionit të kaluar ndaj Bolognas ku luajti gjashtë minuta. /Telegrafi/

Exit mobile version