Telegrafi

Cuadrado qëndron në Serie A, Milani favorit

Milani është favorit për të transferuar Juan Cuadradon e Chelseat.

Kolumbiani e kaloi sezonin e shkuar si i huazuar te Juventusi dhe tani, sipas SkySport Italia e Calciomercato, klubi nga Milano është favorit për të transferuar lojtarin e Chelseat pasi i ka garantuar vend në ekipin e parë.

Lexo po ashtu Këta janë 11 lojtarët e kërkuar nga Chelsea, në mesin e tyre edhe një shqiptar (Foto)

Milani shpreson që të transferojë Cuadradon në formë huazimi për sezonin e parë me opsion për ta blerë më pas për 30 milionë euro.

Agjenti i futbollistit, Alessandro Lucci është në Londër për negociata.