Site icon Telegrafi

Cuadrado pret oferta nga Liga Premier, Serie A e La Liga, ndërsa Fenerbahce është opsion real

(Foto: Getty)

Juan Cuadrado ka nisur t’i shqyrtojë opsionet për të ardhmen e tij, pas përfundimit të kontratës me Juventusin.

Kontrata e kolumbianit ishte valide deri më 30 qershor dhe Zonja e Vjetër vendosi të mos ia vazhdonte atë duke e ndërprerë bashkëpunimin pas tetë vitesh.

Eksperti i transferimeve, Alfredo Pedulla, njofton se 35-vjeçari ka nisur ta mendojë opsionin për një transferim te Fenerbahce.

Lexo po ashtu Cuadrado largohet nga Juventusi pas tetë vitesh: 314 ndeshje, 11 trofe

Gjiganti turk ka shprehur interesim për të që në fillim të afatit kalimtar veror dhe tani kur është lojtar i lirë, pritet t’i intensifikojë përpjekjet.

Cuadrado shpreson të marrë oferta të rëndësishme nga Liga Premier, Serie A ose La Liga dhe pastaj do ta analizojë opsionin e kalimit te Fenerbahce. /Telegrafi/

Exit mobile version