Telegrafi

Crystal Palace dhe Fenerbahce kërkojnë Kasamin

Foto: FC Sion/Goal

Pajtim Kasami ka përfunduar në radarin e skuadrës angleze, Crystal Palace dhe asaj turke, Fenerbahce.

Ish-mesfushori i Fulhamit dhe Olympiacos, Pajtim Kasami, është subjekt transferimeve i disa skuadrave të njohura evropiane.

Sipas mediumit të njohur sportiv Goal.com, Crystal Palace dhe Fenerbahce janë vënë pas mesfushorit me prejardhje shqiptare.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Pajtim Kasamit

Reprezentuesit zviceran pritet të largohet nga Sioni i FC këtë muaj dhe është identifikuar si një lojtar i cili mund të futet në sistemin e Roy Hodgson.

Çmimi i transferimit thuhet të jetë rreth 3-4 milionë eurosh, shifër kjo që kërkohet për shërbimet e tij nga skuadra e Superligës së Zvicrës.

Kasami, 26 vjeç, ka shënuar tetë gola dhe ka bërë tri asistime në 20 paraqitje për Sionin këtë sezon dhe ekipi zviceran Basel është gjithashtu i interesuar seriozisht në mesfushorin e gjithanshëm.

Festimi i golit nga ana e Pajtim Kasamit

Trajneri i Crystal Palace, Hodgson, pranoi se prioritet i ekipit të tij është të nënshkruajë me një sulmues gjatë afatit kalimtar të janarit me mesfushorin në gjendje të luajë një numër pozicionesh, duke përfshirë prapa sulmuesit dhe sulmuesin.

Kasami, i cili luajti në Fulham në mes të viteve 2011 dhe 2014, ka një kontratë me Sionin deri në vitin 2020 dhe forma e tij në Zvicër këtë sezon ka kthyer kokat e disa klubeve evropiane, ndërsa një largimi në janar po afrohet edhe më afër. /Telegrafi/