Telegrafi

Crystal Palace 2-3 Man City: Notat e lojtarëve, Townsend ylli i ndeshjes

Andros Townsend në duel me Kevin De Bruyne (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Manchester City u befasua nga Crystal Palace me rezultat 2-3 në Ligën Premier.

Golat për vendasit i shënuan Ilkay Gundogan (27′) dhe Kevin De Bruyne (85′), ndërsa për mysafirët Jeffrey Schlupp (33′) dhe Andros Townsend (35′) dhe Luka Milivojevic (51′).

Lojtari i ndeshjes ishte Townsend, i cili përveç goli arriti të godet edhe shtyllën, por ashtu bëri edhe një paraqitje fantastike.

Festa te goli i Jeffrey Schlupp (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Por, paraqitje të mirë arritën të bëjnë edhe Schlupp, Aaron Wan-Bissaka dhe James McArtthur.

Te City më i miri ishte Bernardo Silva, por me notë të lartë u vlerësuan edhe John Stones, De Bruyne dhe Leroy Sane.

Ata që dëshpëruan në këtë ndeshje ishin portieri Ederson dhe dyshja sulmuese Gabriel Jesus dhe Raheem Sterling.

Notat e Crystal Palace:

Notat e Man City: