Telegrafi

Crotone 0-2 Inter: Notat e lojtarëve, Ajeti nuk dëshpron (Foto)

Interi fitoi ndaj Crotones me rezultat 0-2 në Serie A për fitoren e katër radhazi dhe kështu u ngjitën në vendin e parë.

Golat në këtë takim u shënuan nga Milan Skriniar në minutën e 82-të dhe Ivan Perisic në minutat shtesë të takimit.

Lexo po ashtu Interi fiton ndaj Crotones për të katërtën fitore radhazi në Serie A (Video)

Më i miri në takim ishte Perisic, por paraqitjet të mirë përveç mbrojtësit sllovak arritën të bëjnë edhe Miranda dhe Borja Valero, transmeton Telegrafi.

Vlen të theksohet se mbrojtësi shqiptar, Arlind Ajeti, luajti për 66 minuta dhe bëri një paraqitje shumë të mirë.

Ndeshja e ardhshme e klubit nga Milano është ndaj Bolognas, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve nga të dy skuadrat.

Notat e lojtarëve të Crotones:

Notat e lojtarëve të Interit:

/Telegrafi/