Site icon Telegrafi

Cristiano Ronaldo zbulon stadiumin ku i pëlqente të luante edhe pse e shanin

Cristiano Ronaldo është mburrur se ka qenë në gjendje të performojë në nivele të larta kur luante në stadiumin e Barcelonës, Camp Nou.

Ylli portugez ka treguar se ndeshjet me Barcelonën kanë qenë më të veçantat për të.

“Më pëlqeu të luaja në Camp Nou. Më pëlqente të shënoja gola në Camp Nou më shumë sesa në Bernabeu”, ka thënë fillimisht Ronaldo për El Chriinguito TV.

“Ata më shanin, më ofendonin dhe mua më pëlqente. Kjo është pjesa më e mirë në futboll për mua”, përfundoi portugezi.

Ronaldo shënoi 20 gola kundër Barçës në 34 paraqitjet e tij. Ai fitoi 10 ndeshje dhe humbi 15 nga ato takime.

Portugezi luajti 19 herë në Camp Nou për Manchester United, Real Madrid dhe Juventus duke shënuar 14 gola. /Telegrafi/

Exit mobile version