Bota e futbollit në vitet e fundit është duke u sjellë rreth këmbëve të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.
Dyshja sezon pas sezoni janë duke thyer çdo rekord dhe parashikim, ndërsa këtë vit e kanë për synim numrin e 100 golave në garat evropiane.
Ronaldo aktualisht ka 98 gola, ndërsa Lionel Messi ka 97 gola.
Para këtij sezoni sulmuesi i Real Madridit ishte favorit pasi e filloi me 96 gola, ndërsa deri më tani ka shënuar vetëm dy, për dallim nga Lionel Messi që ka gjetur 10 herë rrjetën.
Para se këta dy lojtarë të fillonin të luanin në nivele të larta, vendin e parë në renditje e mbante Raul Gonzalez me 77 gola, por në Ligën e Kampionëve dyshja kanë shumë më shumë, pasi Ronalo ka shënuar 96 gola, ndërsa Messi ka shënuar 94 gola.
Portugezi e ka rekordin me më shumë gola për një sezon ku në vitin 2013/14 shënoi plotë 17 herë. Ndërsa pesë herë të tjera i ka shënuar mbi 10 gola.
Në anën tjetër Messi sezonin më të mirë e ka në vitin 2011/12 ku shënoi 15 herë.
Lojtari i parë që i ndjekë dhe është ende aktiv është Karim Benzema me 51 gola.
Të dy do ta kenë të vështirë ta bëjnë këtë pasi Messi me Barcelonën e tij do të luajë kundër Juventusit, ndërsa Ronaldo me Realin përballet me Bayern Munichun. /Telegrafi/