Cristiano Ronaldo ishte ‘i fiksuar’ pas pagës së Lionel Messit, sipas raporteve spanjolle që detajonin edhe mosmarrëveshjen e tij me agjentin Jorge Mendes.
Portugezi është bashkuar me klubin nga Arabia Saudite, Al-Nassr në një lëvizje që do ta t’i sjell aër 200 milionë euro në vit.
Sipas El Mundo, pretendohet se Ronaldo ka qenë prej kohësh i shqetësuar për financat në krahasim me rivalët e tij edhe kur luante për Real Madridin.
Sipas këtij raportimi, Ronaldo nuk mund të pretendonte se është lojtari më i mirë, nëse nuk ishte më i paguari.
Ronaldo ishte i fiksuar se sa fitonte rivali i tij në fushë, Lionel Messi, deri në pikën kur ai e goditi Josep Maria Bartomeu në një ceremoni çmimesh.
Në shoqërinë e Mendes ai e pyeti presidentin e Barcelonës se sa po e paguante Messin, përpara se t’i thoshte “Nuk mund t’ju them, por është më shumë se dyfishi i asaj që ju paguan Real Madridi”.
Menjëherë pas kësaj, Ronaldo u largua nga klubi, ku ndeshja e tij e fundit ishte finalja e Ligës së Kampionëve ku fitoi.
Atë verë ai iu bashkua Juventusit në një lëvizje me vlerë mbi 100 milionë euro, ku ai gjithashtu rriti pagat e tij në mbi 30 milionë euro në javë.
Por kjo ishte kundër këshillës së Mendes që donte që klienti i tij të qëndronte në Madrid, ku mund të vazhdonte të fitonte edhe dy çmime të tjera për Topin e Artë – një arritje që ai nuk e ka marrë që nga largimi nga Bernabeu. /Telegrafi/