Telegrafi

CR7 u nervozua me Marcelon, tashmë kuptohet se çfarë tha portugezi pas golit të fitores nga Messi (Video)

Barcelona fitoi ndaj Real Madridit në El Clasico me golin e Lionel Messit në minutat shtesë të takimit.

Dhe normalisht që këtë gjë nuk e priti aspak mirë Cristiano Ronaldo, i cili reagoi ashpër.

Lexo po ashtu Reagimi i Ronaldos kur Messi shënoi golin e barazimit e bën edhe më të bukur golin e argjentinasit (Video)

Portugezi i nervozuar është kapur nga kamerat në stadium duke thënë: “duhet të kishe ndërhyrë”.

Këto fjalë ishin drejt Marcelos pasi braziliani e la të vraponte Sergi Roberton drejt portës së Realit, edhe pse kishte mundësi ta ndalte në mënyrë të palejuar. /Telegrafi/