Telegrafi

CR7 dhe Messi në El Clasico – kush ka statistikat më të mira: gola, asistime dhe fitore?

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi do të ndeshen mes vete të shtunën në El Clasicon e parë të sezonit, por kush ka statistika më të mirë në këto klasike?

El Clasico, kur klubet e mëdha të Spanjës, Real Madridi dhe Barcelona përplasen, është një nga derbit më të padurueshëm të futbollit në botë.

Lexo po ashtu Këta janë 10 shënuesit më të mirë në histori të ‘El Clasicos’

Në Spanjë kjo është më shumë se vetëm një ndeshje futbolli; kjo është një përplasje e kulturave, një grindje e ideologjive dhe, natyrisht, një përballje mes dy futbollistëve më të mirë në botë.

Cristiano Ronaldo kundrejt Lionel Messit është ngjarja kryesore që bota e futbollit e sheh dhe është e vendosur për herë të parë, se cili është hyjnia supreme në fushën e lojës së bukur.

Lexo po ashtu Analizë: Ronaldo dhe Messi sërish kokë më kokë, kujt i takon El Clasico?

Me rivalët e urryer që janë gati për një tjetër përballje, Goal.com i ka hedhur një vështrim statistikave të dy lojtarëve në El Clasico.

CR7 apo Messi?

Kështu, Messi ka më shumë ndeshje të zhvilluara në El Clasico, me 36 sosh për dallim nga Ronaldo që ka zhvilluar 28.

Argjentinasi ka bilanc më pozitiv pasi nga këto 36 ndeshje ka 16 fitore, 8 barazime dhe 12 humbje, ndërsa portugezi nga 28 ndeshje ka 8 fitore, 6 barazimi dhe 13 humbje.

Festa e Messit pas het-trikut të shënuar në El Clasico

Sulmuesi i Barçës gjithashtu ka edhe gola dhe asistime më shumë se sulmuesi i Realit, pasi Messi ka 24 gola dhe 13 asistime për dallim nga Ronaldo që ka 18 gola dhe vetëm 1 asistim. /Telegrafi/

Golat e Messit në El Clasico: 

Asistimet e Messit në El Clasico:

Golat e Ronaldos në El Clasico:

Asistimet e Ronaldos në El Clasico: 

Statistikat e përgjithshme të Messit dhe CR7 në El Clasico: