Pas shumë polemikave dhe spekulimeve, më në fund hip hop ylli i Babastars, Cozman, ka filluar xhirimet e klipit të tij të shumëpritur në bashkëpunim me Tunën.
Tribuna shkruan se #Holla titullohet projekti i ri i këngës së Cozman me Tunën, i cili është një bashkëpunim “deja-vu” nga vera e vitit 2013, ku çifti arriti t’i thyejë të gjitha rekordet me “Fenix”.
Tash dyshja është ribashkuar sërish në projektin e ri i cili në muzikë është punuar nga Zzap n’Chriss, kurse në tekst nga vet Cozman me Mozzik dhe në videoklip të Max Produciton, mësojnë burimet e Telegrafit.
Tash e disa ditë në rivierën turistike shqiptare Cozman po pushon në një jaht milionësh që besohet se ai do ta përdorë edhe në videoklipin e ri dhe që sipas mediave shqiptare ka ngritur dyshimet mos është blerë nga reperi prishtinas.
#Holla pritet të jetë konkurrent për hitin e kësaj vere, e ka tash e sa kohë që është paralajmëruar. Mbetet të shihet nëse do të arrijë të jetë goditja e kësaj vere, kur dihet se janë lansuar bashkëpunime të suksesshme si “Shumë Pis” nga Era dhe Ledri dhe “Premtimet” nga Kida dhe Mozzik.
Projekti do të publikohet në ditët në vijim. /Telegrafi/