Philippe Coutinho dëshiron ribashkimin me shokun e tij, egjiptianin Mohamed Salah.
Ylli egjiptian po përjeton një super-sezon te Reds pas transferimit të tij në verë nga Roma për një shifër rreth 42 milionë euro.
Salah ka shënuar 38 gola në 42 paraqitje deri më ta tani këtë sezon në të gjitha garat dhe kjo ka bërë që skuadra tjera të mëdha evropiane të vihen pas tij.
Real Madridi është klubi që e do më së shumti dhe disa herë ka shprehur dëshirë për transferimin e tij në verën e 2018.
Megjithatë, Coutinho po shtyn që ylli egjiptian i Liverpoolit të bashkohet me të në Barcelonë në verën e ardhshme.
Sipas mediumit spanjoll Don Balon, braziliani dëshiron që ish-shoku i tij te Reds të injorojë thirrjet nga Real Madrid dhe të pranojë ato nga Camp Nou.
Coutinho beson se Salah është më mirë dhe i përshtatshëm për Barçën sesa francezi Antoine Griezmann, me të cilin klubi thuhet se tashmë kanë nënshkruar praktikisht.
Por, ish-lojtari i Interit i ka premtuar yllin egjiptian se ai do të përpiqet të bindë Ernesto Valverdet të shkojë pas transferimit të Salah dhe jo të Griezman. /Telegrafi/