Philippe Coutinho ia ka bërë të qartë trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp, se ai dëshiron të bashkohet me gjigantin katalunas, Barcelonën.
Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, ylli brazilian i Redsave ende ka shpresë të kalojë në Camp Nou në vitin 2018.
Pavarësisht përpjekjeve nga Paris Saint-Germain, prioritet i Coutinhos mbetet Barcelona – dhe ai do të shtyjë në këtë drejtim q të bashkohet në janar me katalunasit.
Mesfushori me tipare sulmuese ia bën të qartë se ai dëshiron që transferimi të ndodhë çdo herë që ai e sheh trajnerin e tij, Klopp.
Barcelona ka nevojë të madhe për një mesfushor me tipare sulmues dhe e ka bërë atë prioritet në afatin kalimtar të janarit.
Coutinho nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjet e Ligës së Kampionëve pasi ka luajtur për Liverpoolin, por që kjo nuk do të zbeh katalunasit.
Megjithatë, Barcelona do të shikoj dika tjetër nëse klubi i madh anglez vazhdon të provojë kokëfortësi në negociatat mes klubeve.
Ndryshe, Redsat janë duke kërkuar së paku 150 milionë euro për ta lënë të lirë Coutinho. /Telegrafi/