Chelsea nuk po kalon aspak rezultate të mira në këtë pjesë te sezonit, ndërsa rrezikon që në verë ta humbas edhe portierin, Thibaut Courtois.
Ai tash e një kohë është në bisedime me klubin për vazhdimin e kontratës, por që ende nuk ka ardhur.
Edhe pse luan dhe jeton në Londër, belgu thotë zemra e tij është në Madrid, pasi familja e tij jeton atje.
Madje ai thotë se nëse vjen nj ofertë nga Real Madridi, do ta shqyrtojë me kujdes.
“Për momentin jam i përqendruar maksimalisht te Chelsea dhe se shpejti do të flasim për rinovimin, por e pranoj që zemra ime është në Madrid”.
“Kam atje dy fëmijët e mijë dhe gruan. Sa herë flas me vajzën ajo më kërkon të jem pranë saj dhe situata nuk është aspak e lehtë për mua.”
“Nëse Real Madridi është i interesuar për mua, atëherë situata ime personale mund të ndikojë në zgjedhjen që do të bëj”.
“Nuk e kam fjalën për futbollin, por për jetën time personale”, ka thënë portier belg. /Telegrafi/