Telegrafi

Courtois te Real Madridi për shifër rekord, Chelsea e gjen zëvendësuesin e tij

Chelsea do të ofrojë në skuadër portierin e Atletico Madridit, Jan Oblak, nëse Thibaut Courtois shkon te Real Madridi.

Sipas Goal.com liderët e Ligës Premier mund të mbesin pa portierin e tyre pasi ai ka bërë plan kalimin në Madrid.

Courtois dëshiron t’i bashkëngjitet skuadrës së Zinedine Zidanes, duke e thyer rekordin për blerjen e një portieri.

Rekordin e mban portieri aktual i Juventusit, Gianluigi Buffon, i cili kaloi nga Parma në vitin 2001 te ‘Zonja e Vjetër’ për 33 milionë funte.

Real Madrid po ashtu në listë e ka edhe David De Gean, por Courtois ka përparësi kundrejt portierit të Manchester United.

Oblak shihet si zëvendësues i Courtois te Chelsea

Oblak, nuk do të jetë e lehtë të shkëputet nga Atletico, pasi ai ka një klauzolë largimi prej 100 milinoë euro.

Ai erdhi nga Benfica në vitin 2014 për 12.6 milionë funte. Për të ka interesim edhe nga Arsenali dhe Manchester City. /Telegrafi/