Telegrafi

Courtois krahason Viniciusin me Hazardin

Foto: Getty Images/Guliver

I transferuari gjatë verës te Real Madridi nga Chelsea, Thibaut Courtois, ka krahasuar sensacionin Vinicius Junior me Eden Hazardin.

Belgu ka thënë se dyshja kanë stil të njëjtë dhe se braziliani ia kujton shumë yllin e Bluve.

“Ai (Vinicius) më kujton dikë, Eden Hazardin”, ka thënë Courtois për Marca.

Vinicius Junior në ndeshjen kundër Real Sociedadit (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

“Ai ka shumë vetëbesim dhe besim për moshën e tij, ai luan pa frikë, ata janë shumë të njëjtë”.

Atletico? Fitorja është e rëndësishme pasi ata mbrohen mirë mirë dhe janë kundërshtar i vështirë. Jemi në formë të mirë, por jemi të lumtur që jemi në një ecuri fitoresh. Kemi fituar çdo ndeshje nga Real Sociedadi”.

Lexo po ashtu Vinicius: Luaj në ekipin më të mirë në botë

“Tani kemi disa ndeshje të rëndësishme… kupa, ndeshja ndaj Atleticos dhe Liga e Kampionëve“, ka shtuar Courtois.

Vinicius i është bashkuar Realit në verën e 2017 për 46 milionë  euro nga Flamengo. /Telegrafi/