Portieri Thibaut Courtois është kthyer në një mollë sherri mes Chelseat dhe Real Madridit.
Los Blancos e duan me çdo kusht portierin më të mirë të Kampionatit Botëror në Santiago Bernabeu.
Por në anën tjetër kanë hasur në një rezistencë të Chelsea, që nuk duna ta lirojnë dhe i kanë ofruar kontratë të re.
Por është portieri ai që i ka kërkuar presidentit të klubit Roman Abramovich, largimin nga Londra.
Courtois ia ka bërë të qartë Chelseat se nëse nuk dëshiron të qëndrojë më dhe vitin e ardhshëm mund të largohet si lojtar i lirë.
Oferta e Chelseat për rinovim është shumë e lartë.
Portieri kërkon kalimin në Madridi, pasi familja e tij jeton atje qe një kohë të gjatë, kur ky i fundit ishte portier te Atletico. /Telegrafi/