Thibaut Courtois do të donte që bashkëlojtari i tij te Belgjika, ylli i Chelseat Eden Hazard t’i bashkohej atij te Real Madridi.
Hazard zbuloi në fillim të shkurtit se ai kishte marrë një vendim mbi të ardhmen e tij, por sulmuesi belg ende nuk na njoftuar rreth planeve të tij.
E ardhmja e tij gjithmonë është lidhur me Real Madridin, por deri tani asgjë nuk ka pasur zyrtare nga asnjëra palë.
Portieri Courtois i ka fryrë edhe më shumë zjarrit për të ardhmen e yllit të Bluve duke thënë se do të donte të kishte mikun e tij në Spanjë.
“Secili vendos se çfarë bën me jetën e tij”, ka thënë fillimisht Courtois për Onda Cero të mërkurën mbrëma.
“Për mua, ai është një nga më të mirët në botë dhe si mik unë do të doja që ai të jetë këtu”, përfundoi portieri belg. /Telegrafi/