Kampi i Thibaut Courtois e ka informuar Real Madridin se ai dëshiron të kalojë në Santiago Bernabeu – njofton AS.
Portieri i Chelseat ka marrëveshje me Blutë edhe 18 muaj dhe e ardhmja e tij pritet të jetë larg Stamford Bridge.
Los Blancos janë të interesuar për shërbimet e 25-vjeçarit dhe tashmë edhe portieri është gatshëm të ndërrojë ambient.
Courtois është pjesë e Chelseat nga viti 2011 kur u transferua nga Genku.
Mirëpo, ai ka luajtur në Spanjë si huazim te Atletico Madridi deri në vitin 2014 kur Blutë e kthyen.
Antonio Conte tashmë e ka bërë listën me portierët e preferuar në rast të largimit të Courtois.
Sergio Rico (Sevilla) dhe Jan Oblak (Atletico Madrid) janë në krye të kësaj liste. /Telegrafi/