Portieri i Chelseat, Thibaut Courtois, është i lidhur përsëri me një kalim në La Liga.
AS shkruan sot se Courtois i ka lindur përsëri ideja që të shkojnë në Spanjë.
“Kur jam larguar nga Spanja e kisha një gjë në mendje, do të kthehem përsëri këtu”.
Real Madridi ka qenë i lidhur me blerjen e portierit belg dhe ky mund t ëjetë sezoni i fundit në Ligën Premier.
Real Madridi ishte munduar që ta blejë Courtois para se ky të nënshkruante me Chelsen. /Telegrafi/