Telegrafi

“Valero dëshiron Interin”

Valero sa ishte pjesë e Fiorentinës

Drejtori sportiv i Fiorentinës, Pantaleo Corvino thotë se Borja Valero dëshiron të shkojë në Inter dhe negociatat do të fillojnë sonte (e enjte).

Mesfushori spanjoll ka qenë i lidhur ngushtë me Nerazzurrët, pasi ka pasur një ndarje midis lojtarit dhe klubit, pasi klubi Viola insiston që Valero dëshiron të largohet, ndërsa ai pretendon se është duke u larguar.

Lexo po ashtu Fiorentina pranon ulje çmimi, Valero shumë afër Interit

“Ne patëm një bisedë me Valeron”, ka thënë Corvino për gazetarët jashtë terrenit të trajnimit.

“Ai na tha se dëshira e tij ishte të shkonte në Inter dhe më pas të na hapte rrugën drejt marrëveshjes”.

Lexo po ashtu “Valero mund të jetë Pirlo i Interit”

“Me këtë rast dua të dëgjoj mendimin e tij dhe ai e shprehu këtë dëshirë. Nëse marrëveshja bëhet me Interin ai nuk do të jetë në trajnim para sezonal.

“Negociatat do të fillojnë sonte, që nga momenti që djaloshi dha disponishmërinë e tij”, përfundoi drejtori sportiv i Fiorentinës. /Telegrafi/