Telegrafi

Coppa Italia: Mësohen datat dhe oraret e ndeshjeve gjysmëfinale

Juventusi do të vizitojë Interin më 2 shkurt për ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Coppa Italia, ndërsa ndeshja e kthimit në Torino do luhet më 9 shkurt.

Lista e ndeshjeve po formësohet për Coppa Italia ndërsa po shkohet drejt katër ekipeve, me Atalantan që pret të shohë nëse do të përballen me Napolin ose Spezian.

Gjysmëfinalja është faza e vetme e turneut që luhet me dy ndeshje, për dallim nga fazat e deritashme që janë zhvilluar me nga vetëm një takim.

Interi do të presë ndeshjen e parë në Giuseppe Meazza të martën me 2 shkurt në ndeshjen e cila do të luhet nga ora 20:45.

Romelu Lukaku dhe Achraf Hakimi janë të pezulluar për këtë lojë, pasi ata morën kartonë të verdhë kundër Milanit dhe plotësuan numrin e kartonëve.

Ndeshja kthyese në Torino do të zhvillohet po ashtu në ditën e martë të 9 shkurtit me po të njëjtin orar, në orën 20:45.

Nëse Napoli kalon, ndeshja e parë e asaj gjysmëfinale do të jetë në Stadio Diego Armando Maradona më 3 Shkurt, me ndeshjen kthyese në Bergamo më 10 shkurt.

Sidoqoftë, nëse Spezia kalon tutje, duhet të ketë një short për të parë se kush do të presë ndeshjen e parë, për shkak të sistemit. /Telegrafi/