Telegrafi

Conte stopon Juventusin dhe Real Madridin për Fabregasin

Antonio Conte nuk ka ndërmend të lërë të lirë Cesc Fabregasin.

Trajneri italian i Chelsea mohoi zërat që ishin shfaqur orët e fundit që flisnin për një kalim të mundshëm të spanjollit te Real Madridi.

“Cesc është futbollist i Chelsea dhe unë jam i kënaqur me sjelljen e tij”.

“Ai duhet të dijë që në fillim se ne jemi një skuadër e madhe dhe se mua më duhet të marr vendime për zgjedhjen e formacionit përpara një ndeshjeje”, ishte deklarata e Contes që në ndeshjen me West Ham e la mesfushorin 29 vjeçar në bankë.

Për Fabregasin ka shfaqur interes edhe Juventusi, që ka parë tek spanjolli zëvendësuesin e vendit të lënë bosh nga Paul Pogba në mesfushë.