Site icon Telegrafi

Conte refuzon Interin për Christensen

Trajneri italian i Chelseat, Antonio Conte, nuk do ta konsiderojë shitjen e Andreas Christensen në janar, teksa është zbuluar se janë refuzuar disa oferta të Interit.

Mbrojtësi danez nuk po luan rregullisht në ekipin e Contes dhe ka menduar largimin nga Stamford Bridge, ku ofertat drejt tij nuk kanë munguar.

Por, Blutë e Londrës dhe trajneri italian nuk duan largimin e Christensenit nga skuadra.

Lexo po ashtu Interi që tani ka filluar të mendojë si ta përforcojë mbrojtjen gjatë janarit

Sipas mediumit italian, Calciomercato.com, kampioni aktual i Ligës Premier dhe Conte kanë hedhur poshtë dy oferta nga Interi për danezin shtatlartë.

Christensen gjatë një dueli me Harry Kane

Christensen u rikthye në skuadër këtë verë pasi kaloi si huazim dy vjet te skuadra gjermane, Borussia Monchengladbach.

Megjithatë, mbrojtësi danez ka filluar vetëm pesë ndeshje në të gjitha garat këtë sezon dhe është i pakënaqur.

Lexo po ashtu Vidal në Inter gjatë janarit?

Ndryshe, danezi ishte një objektiv për Interin edhe në verë, por Conte refuzoi të shesë Christensen pasi e sheh mbrojtësin si pjesë integrale të planeve të tij në Stamford Bridge.

Interi do të provojë përsëri pas Vitit të Ri, kur të hapet afati kalimtar dimëror, por mediumi thekson se Conte do të mbetet i palëkundur karshi ofertave. /Telegrafi/

Exit mobile version