Antonio Conte ka thënë Chelsea ka anuluar transferimin e dyshes së Romës, Edin Dzeko dhe Emerson Palmeirit.
Trajneri i bluve të Londrës, ka thënë se nuk ka marrëveshje për boshnjakun, duke deklaruar se sulmuesi kryesor mbetet Alvaro Morata.
“Dzeko është një futbollist shumë interesant, por nuk gjetëm gjuhën e përbashkët me Romën”.
“Ne e kemi sulmuesin kryesor që është Morata dhe nuk mund të shpenzonim shuma të mëdha në këto momente”.
Conte ka befasuar edhe me fjalët për Emerson, duke thënë se nuk e di se si luan ai, pasi nuk ka startuar që moti te Roma.
“As Emerson nuk do të vijojë te Chelsea, pasi unë nuk e kujtoj tashmë atë. Vitin e kaluar ka dhënë disa sinjale mjaft të mira, por nuk luan prej kohësh dhe unë kam harruar stilin e tij të lojës”.
“Kam dyshime mbi gjendjen e tij, ndaj vendosëm që të heqim dorë”, ka hënë Conte. /Telegrafi/