Antonio Conte ka lëshuar një reagim ndaj raporteve se Chelsea janë të interesuar në nënshkrimin e Alexis Sanchez nga Arsenali.
Javëve të fundit është folur shumë për një interesim të Chelseat mbi sulmuesin kilian.
Megjithatë, është trajneri i ‘Bluve’, i cili ka thënë fjalët e fundit se a mund të të ndodh një transferim i tillë apo a ka diçka nga këto fjalë.
“Unë nuk mendoj se është e drejtë për të folur për lojtarët e skuadrave të tjera”, iu ka thënë Conte gazetarëve anglez.
“Tani ne jemi të përqendruar tërësisht në ndeshjen e ardhshme”, përfundoi trajneri i Chelseat. /Telegrafi/