Site icon Telegrafi

Conte kërkon dy reprezentuesit e Anglisë te Chelsea

Kampioni i Anglisë, Chelsea vazhdon të jetë aktive në afatin kalimtar të verës.

Pasi ka arritur transferime të mëdha si të Alvaro Moratas, Antonio Rudigerit dhe francezit Bakayoko tani synojnë ta përforcojnë edhe më shumë mesfushën.

Mediat angleze kanë shkruar se Chelsea është vënë në kërkim edhe të dy mesfushorëve.

Anëtari i Everton, Ross Barkley është dëshira kryesore e Antonio Contes.

Për t’i siguruar shërbimet e tij Chelsea ka bërë gati një ofertë rreth 40 milionë funte.

Ndërkohë kampionët e Anglisë po interesohen edhe për shërbimet e mesfushorit tjetër anglez, Axel Oxlade Chamberlain.

Reprezentuesi anglez nuk ka pasur minutazh të mjaftueshme tek Arsenal dhe ka kërkuar largimin.

20 milionë funte janë të gatshme për ish-anëtarin e Southamptonit. /Telegrafi/

Exit mobile version