Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, është raportuar se e ka bërë Alexis Sanchezin prioritet për afatin kalimtar të verës.
Tekniku italian ia kë bërë të ditur këtë gjë edhe bordit të drejtuesve të klubit londinez.
Kiliani është i interesuar të largohet nga Topçinjtë, e gjitha kjo për shkak të rezultateve të dobëta.
Sanchez do të jetë lojtar i lirë në verën tjetër dhe në një mënyrë Arsenali është i detyruar ta bind atë të rinovojë, apo ta shes në fund të këtij sezoni.
Sipas Guardian, Chelsea deri më tani ka montuar situatën e kilianit dhe tani kanë marrë dritën e gjelbër nga Conte që të lëvizin. /Telegrafi/