Telegrafi

Conte ka buxhet 200 milionë eurosh për transferime, synon gjashtë futbollistë

Shefi i Chelsea, Antonio Conte do të ketë 200 milionë funte për të shpenzuar këtë afat kalimtar të verës.

Sipas The Telegraph, Conte besohet të ketë në dispozicion plot 200 milionë funte për të shpenzuar për përforcime të skuadrës.

Paratë e mëdha mendohet se do të përdoren për të nënshkruar me sulmuesin e Evertonit, Romelu Lukaku, mbrojtësin e Southamptonit, Virgil van Dijk dhe yllin e Monacos, Tiemoue Bakayoko.

Lexo po ashtu Chelsea ofron 100 milionë euro për Bale

Përveç ndjekjes së këtyre tri yjeve në futbollin evropian, trajneri italian po kërkon gjithashtu një mbrojtës të krahut, një portier dhe një të anësor.

Për Van Dijk, do të duhej shumë të holla për të joshur holandezin për tu transferuar në Stamford Bridge, me shefin e Southamptonit, Ralph Krueger, që ka thënë se ata do të refuzonin një ofertë 60 milionë funtesh për mbrojtësin.

Qendërmbrojtësi kishte një formë të pasur këtë sezon, por ai u mënjanua për pjesën tjetër të sezonit pas një dëmtimi që ai mori kundër Leicesterit në janar. /Telegrafi/