Site icon Telegrafi

Conte ia hap dyert Interit për transferimin e Oscarit

Sipas raporteve nga Britania, Interi do të duhet të paguajë 35 milion euro për të siguruar shërbimet e Oscarit nga Chelsea.

Ky lajm u pohua dje se Nerazzurët janë të interesuar në mesfushorin sulmues brazilian, dhe ka bërë pyetje në lidhje me disponueshmërinë e tij.

Sipas The Sun, pretendohet se menaxheri i Chelseat, Antonio Conte nuk e dëshiron Oscarin, kështu që ai do të lejohet të largohet nga klubi për një shifër rreth 35 milionë euro.

Lexo po ashtu Chelsea planifikon transferimin e Ariasit

“Të gjithë 29 lojtarët janë lojtarët e Chelsea në këtë moment. Pas kësaj periudhe kam për të folur me klubin tim”, ka thënë Conte.

“Ka lojtarë të cilët do të qëndrojnë dhe të tjerët që do të shkojnë. Ky është futbolli. Është e rëndësishme që të jem i qartë me të gjithë”, ka përfunduar trajneri italian. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet
Exit mobile version