Antonio Conte ka treguar gjatë një interviste se sulmuesi i preferuar për ta pasur në skuadër është anglezi i Tottenham Hotspur, Harry Kane.
Chelsea para disa ditëve përfundoi transferimin e Alvaro Moratas nga Real Madridi për rreth 80 milionë euro, por trajneri Conte nuk është i kënaqur.
Trajneri i Bluve kërkon edhe më shumë përforcime në prag të fillimit të sezonit të ri, pasi skuadra e tij do të luaj edhe në Ligën e Kampionëve këtë vit.
Conte ka bërë të qartë se ka simpati të veçantë për anglezin Kane, por ai kushton më shumë se 100 milionë funte.
“Në qoftë se unë kam për të blerë një sulmues, do të shkoja kah Harry Kane”, ka thënë fillimisht Conte.
“Ai është sulmues i kompletuar, por kushton mbi 100 milionë funte”.
“Momentalisht, ai është njëri nga sulmuesit më të mirë në botë”, përfundoi trajneri i Bluve. /Telegrafi/