Antonio Conte ka kërkuar nga drejtuesit e Interit që t’i bëjnë disa transferime në afatin kalimtar të janarit.
Trajneri i Nerazzurëve tashmë ka disa shënjestra për afatin e dimrit, derisa Arturo Vidal dhe Ivan Rakitic janë në mesin e më të përfolurve në mediat italiane.
Sipas Tuttosport, Conte dëshiron ta transferojë mesfushorin kilian para kroatit.
Italiani kishte punuar së bashku me Vidalin në kohën kur të dy ishin pjesë e Juventusit dhe e pëlqen lojën e tij.
Conte po kërkon një mesfushor më shumë fizik dhe sa taktik dhe kiliani është më i favorizuari.
Interi po kalon nëpër një formë të mirë në këtë sezon dhe po e rivalizon Zonjën e Vjetër për titull. /Telegrafi/