Site icon Telegrafi

Conte dëshiron ribashkimin me Candrevan, gati oferta për verës

Mediat italiane raportojnë se Chelsea janë duke marrë parasysh një ofertë gjatë verës në vlerë të 30 milionë euro për anësorin e Interit, Antonio Candreva.

Trajneri Antonio Conte ka punuar nga afër me lojtarin, gjatë qëndrimit të tij me kombëtaren italiane, dhe thuhet të jetë i prirur për të sjellë 30-vjeçarin në bordin e ‘Bluve’.

Sipas Corriere dello Sport, Nerazzurrët do të lejonin lojtarin të largohet për një tarifë të tillë të lartë, edhe pse ende nuk ka ndonjë oferta formale të bërë deri më tani, përcjell Telegrafi .

Lexo po ashtu Chelsea dhe Dortmund vihet pas yllit të Sampdorias

Candreva ka kaluar vetëm një sezon në San Siro, që kur ka ardhur nga Lazio për rreth 22 milionë euro verën e kaluar, dhe ka pasur raporte që Chelsea bëri një përpjekje të ngjashme për lojtarin gjatë afatit të janarit.

Ky skenar, që do të duket më i besueshëm duhet të mbërrijë Domenico Berardi në verë, me raportet që sugjeronin se një marrëveshje me agjentin e lojtarit është arritur tashmë.

Ndryshe, Chelsea po kërkon edhe sulmuesin e talentuar të Sampdoria, Patrik Schick. /Telegrafi/

Exit mobile version