Telegrafi

Conor McGregor shlyen postimin e ndyrë për babain e Khabibit – irlandezi i ka kaluar të gjitha limitet

Conor McGregor bëri një postim në Twitter për babain e vdekur të Khabib Nurmagomedov brenda natës dhe tifozët mendojnë se ai zyrtarisht ka kaluar kufirin.

Irlandezi humbi ndaj Dustin Poirier në fillim të këtij muaji në UFC 264 dhe rivali i tij prej kohësh Nurmagomedov u kënaq me humbjen e tij.

Ish-kampioni i peshave të lehta Nurmagomedov shkroi në Twitter: “E mira gjithmonë mposht të keqen”, derisae e përgëzoi Poirierin.

Lexo po ashtu Publikohen shumat që i ftuan 24 luftëtarët në UFC 264 - McGregor pësoi disfatë, por ishte më i paguari

McGregor nuk ishte përgjigjur deri të martën, me postimin e tij në Twitter që thoshte: “Covid është i mirë dhe babai është djalli?”.

Babai dhe trajneri i Khabib, Abdulmanap, vdiq vitin e kaluar pas ndërlikimeve të shkaktuara nga Covid-19.

‘The Eagle’ ishte tepër i afërt me Abdulmanap dhe zgjodhi të tërhiqej nga MMA vitin e kaluar me një rekord 29 fitore e asnjë humbje.

Nuk është sekret që ai dhe McGregor ndajnë një mospëlqim të hidhur ndaj njëri-tjetrit pas përplasjes së tyre në UFC 229 në vitin 2018, të cilën Nurmagomedov fitoi.

Lexo po ashtu Të gjithë po pyesin se si ndodhi që McGregor e theu këmbën – videoja në xhirim të ngadalësuar e shfaq atë më së miri

Por, edhe përkrahësit më të mëdhenj të McGregor kanë kritikuar ‘Notorious’ për veprimet e tij në postimin e bërë në rrjetin social.

McGregor gjithashtu vuri në shënjestër Poirierin në zemërimin e tij dhe pretendoi se humbja e tij në TKO nuk llogaritet. /Telegrafi/