Telegrafi

Colin Farrell: Ajo që bën Tom Cruise nuk është guxim, por është çmenduri

(Foto: Screenshot/YouTube/Movieclips)

Gjatë një bisede me një bisedë me Yahoo Entertainment, Colin Farrell ka treguar përvojën e bashkëpunimit me Tom Cruise, i cili njihet për etikën e tij të jashtëzakonshme të punës dhe angazhimin e pakompromis për të përfituar sa më shumë nga çdo skenë.

Aktori irlandez ka bashkëpunuar me yllin amerikan në filmin e vitit 2002, “Minority Report” dhe ka folur për atë përvojë, si dhe për rolet tjera të rrezikshme që i bën Tom.

“Kisha 24 ose 25 vjet dhe ishte filmi im i tretë ose i katërt. U befasova (nga Cruise). Ai është shumë konkurrues dhe shumë i përfshirë fizikisht”.

“Mbaj mend që hyri në xhirime dhe bërtiti: ‘A po bëjmë një film aksion? Atëherë pse nuk dëgjoj: Aksion?”, ka rrëfyer Farrell.

Lexo po ashtu Colin Farrell: Për shkak të vallëzimit dhe xhaketës prej lëkure, pothuajse u bëra këngëtar

Ai ka përmendur edhe skenat e rrezikshme që i bën Cruise në filmat “Mission: Impossible”, si edhe ato që i ka bërë në filmin e fundit, “Top Gun: Maverick”.

“A e keni parë skenën në ‘Mission: Impossible’, në të cilën ai mbahet anash aeroplanit? Është një sëmundje mendore! Nuk është guxim, është çmenduri”, ka thënë 46-vjeçari. /Telegrafi/