Site icon Telegrafi

‘Çmendet’ Milani, ofron 89 milionë euro për Agueron

Milani është duke përgatitur një ofertë në janar me vlerë prej 80 milionë funteve apo 89 milionë eurove për sulmuesin e Manchester City, Sergio Aguero.

Dje (e shtunë) gjatë ditës u raportua nga mediat angleze se Milani po kërkon një emër të madh për sulmin e tyre, ku i përfoluri ishte Aguero, ndërsa sot (e diel) këto raportime gjeten konfirmime.

Lexo po ashtu Milani kërkon Agueron, por transferimi i tij varet nga Sanchezi

Sipas gazetës angleze The Sun, Rossonerët duan të përmirësojnë më tej forcën e tyre të sulmit pas ardhjes së Andre Silvas dhe Nikola Kalinicit.

Aguero është njeri nga sulmesit më të mirë të këtij fillim shekulli

Aguero thuhet se do të jetë në lëvizje nëse Manchester City arrin të marrë Alexis Sanchez nga Arsenali, pasi kontrata e Kilianit do të përfundojë verën e ardhshme.

Ka pasur raporte që në fillim që Aguero nuk shihet në sy të mirë nga trajnerit Pep Guardiola dhe raportet e tyre janë jo të mira.

Sulmuesi 29-vjeçar ka qenë në Etihad Stadium që nga viti 2011, kur ai u largua nga Atletico Madrid për një shifër prej 36 milionë eurove.

Lexo po ashtu “Aguero, sulmuesi më i mirë ndonjëherë në Ligën Premier - më i mirë se Henry dhe Shearer”

Aguero është jashtë veprimit deri në fund të nëntorit pas thyerjes së një brinje, pasi u aksidentuar me taksin me të cilin po udhëtonte në Amsterdam.

Ndryshe, argjentinasi e ka nisur mirë këtë sezon me Manchester Cityn duke shënuar shtatë gola nga tetë ndeshje, ku gjashtë janë të shënuara në Ligën Premier. /Telegrafi/  

Exit mobile version