Telegrafi

Sirenat e alarmit në veri, policia jep detaje se çka sekuestroi

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë një aksioni në veri të Mitrovicës ka sekuestruar një sirenë alarmi dhe gjashtë zmadhues të zërit. 

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani tha se këto kanë shërbyer në periudha të ndryshme kohore për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Lexo po ashtu Policia sekuestron sirenat e alarmit në veri të Mitrovicës, të cilat lëshoheshin nga strukturat paralele

“Konfirmojmë konfiskimin e një sirene të alarmit dhe 6 zmadhues të zërit në Mitrovica Veri. Kjo sirenë dhe këta zmadhues zëri kanë shërbyer në periudha të ndryshme kohore për të prishje të rendit dhe qetësisë publike”, ka thënë Elshani.

Ndërkaq, sirenat e alarmit në veri të Mitrovicës janë lëshuar shumë herë nga strukturat paralele kur nga popullata lokale kërkohej të organizoheshin për ndonjë ngjarje.

E, sa herë që binin sirenat në veri të Kosovës, grupe njerëzish dilnin në rrugë, duke organizuar protesta të dhunshme e barrikada kundër institucioneve të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/