Telegrafi

“Çka është kjo, nuk përgjigjem dot” – pyetja që e nervozoi Bleron në ‘Darkën e të Nominuarve’

Foto: Screenshot/YouTube

Darka e banorëve të nominuar ka vënë përballë ata me disa pyetje të sikletshme.

Një e tillë iu drejtua edhe këngëtarit Blero Muharremi, i cili refuzoi të përgjigjej.

“Përse qan me qëllim, me qëllimin e vetëm që të kapin kamerat?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.

Foto: Screenshot/YouTube

Artisti i njohur theksoi: “Pyetje palidhje, nuk ka sens. Çka është kjo? S’përgjigjem dot”.

Lexo po ashtu Përmirësohen raportet mes Bucit e Santianës - kjo e fundit e ushqen

Blero u nervozua me pyetjen që iu drejtua, ku kjo gjë u hodh poshtë edhe nga konkurrentët e tjerë.

Foto: Screenshot/YouTube

Darka organizohet një ditë para spektaklit të së premtes, ku njëri nga banorët lë shtëpinë.

Në garë këtë javë janë: Blero, Blerando, Alba, Besart Zeneli, Azemi, Ylli Dervishi e Kaderi. /Telegrafi/