Manchester City po kërkon në mënyrë aktive të krijojë vend për sulmuesin e Arsenalit, Alexis Sanchez.
Skuadra e Pep Guardiolas është e gatshme të shkurtoj vendet në sulm për t’i bërë vend sulmuesit kilian.
Sipas Daily Express, City ka hedhur në shitje sulmuesit Kelechi Iheanacho dhe Nolito për t’i liruar rrugën për afatin e verës lojtarit më të mirë të Arsenalit.
Interesimi i Cityt në yllin e madh të Arsenalit nuk është një çudi pasi Pep Guardiola është admirues i madh i Sanchezit dhe ky është një sekret.
Trajneri spanjoll kishte nënshkruar edhe më parë me reprezentuesin kilian për Barcelonën nga Udinese në vitin 2011, duke mposhtur konkurrencën e trajnerit të atëhershëm të Cityt, Roberto Mancini.
Fitimi i 30 milionë funteve nga Iheanacho dhe Nolito do të ndihmonin shumë CItyn në balancimin e një shpenzimi të mundshëm prej 50 milionë funteve për Sanchez. /Telegrafi/