Chelsea dhe Manchester City janë duke e rivalizuar njëri-tjetrin për shërbimet e mbrojtësit të Real Madridit, Danilo.
Mbrojtësi i krahut do të largohet këtë verë nga Los Blancos, ndërsa shumë klube kanë shprehur interesim për të duke i përfshirë edhe ato angleze.
Sipas Marca, Zinedine Zidane ka dashur ta mbajë lojtarin në skuadër, mirëpo ai ka vendosur të largohet.
Ditë më parë është raportuar se Chelsea kishte arritur marrëveshje në vlerë prej 30 milionë eurosh për 26-vjeçarin, mirëpo mediat spanjolle bëjnë të ditur se nuk ka kurrfarë marrëveshjeje.
Në ndërkohë, interesim për ish-lojtarin e Portos ka shprehur edhe Manchester City, pasi Pep Guardiola dëshiron ta forcojë pozitën e krahut.
City liroi nga skuadra Bacary Sagnan dhe Pablo Zabaletan këtë verë, ndërsa edhe pse e transferoi Kyle Walkerin, dështoi që ta merrte Dani Alvesin. /Telegrafi/