Manchester City është kualifikuar në gjysmëfinale të FA Cup pas fitores ndaj Swansea Cityt.
Man City fitoi në fund me rezultat 2-3, përkundër se pjesën e parë e mbylli me dy gola disavantazh.
Së pari për vendasit nga pika e bardhë shënoi Matt Grimes (20′), ndërsa pas nëntë minutash shënoi edhe ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina, dhe me rezultatin 2-0 përfunduan 45 minutat e parë.
Skuadra e Pep Guardiolas në pjesën e dytë ishte dukshëm më e rrezikshme dhe konkrete para portës vendase, fillimisht shënuan me anë të Bernardo Silvas (69′), autogol Kristoffer Nordfeldt (78′). Ndërsa kur të gjithë menduan se kjo ndeshje do të shkojë në vazhdime në skenë u shfaq Sergio Aguro (89′) dhe me një gol me kokë e kualifikoi skuadrën e tij në gjysmëfinale të FA Cup.
Kundërshtari i ardhshëm i Cityt do të mësohet pas shortit. /Telegrafi/
Three goals in the second half complete the turnaround, sending @ManCity through to the #EmiratesFACup semi-finals! 👏 pic.twitter.com/ekjnwnF7K9
— Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) March 16, 2019