Telegrafi

City i kthehet fitoreve me spektakël (Video)

Manchester City ka fituar ndaj West Ham me rezultat 0-4.

Mysafirët ishin më të mirë gjatë gjithë takimit dhe kjo ishte një fitore e merituar.

Goli i parë erdhi në minutën e 17-të nga Kevin De Bruyne pas një asistimi nga Gabriel Jesus, ndërsa pas katër minutash shënoi David Silva.

Në minutën e 39-të shënoi Jesus pas një asistimi nga Raheem Sterling dhe ky ishte goli i parë i brazilianit me fanellën e Cityt.

Golin e fundit në takim e shënoi Yaya Toure nga pika e bardhë në minutën e 67-të.

Pas një humbje dhe një barazimi, pas kësaj fitore City vazhdon në pozitën e pestë me 46 pikë, aq sa Liverpooli në pozitën e katërtë. West Hami vazhdon në pozitën e 11 me 28 pikë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola është ndaj Swanseas, kurse West Hami udhëton te Southamptoni. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=8MZ4GceAqxs