Mbrojtësi i Arsenalit, Hector Bellerin, është vënë në shënjestër të drejtuesve të Manchester City.
Menaxheri i Citizens, Pep Guardiola, është i interesuar që ta ketë në skuadër lojtarin 21 vjeçar.
Sipas mediave britanike, tekniku spanjoll do të përballet me një konkurrencë të ashpër nga ish-klubi i tij, Barcelona, që prej kohësh janë të interesuar për mbrojtësin e Topçinjve.
Të dy klubet janë duke përgatitur oferta të majme për Bellerin, i cili në nëntorin e kaluar nënshkroi kontratë afatgjate me Arsenalin.
Guardiola synon ta transferojë Bellerinin gjatë afatit veror, pasi ai konsiderohet një nga mbrojtësit e rinj më të mirë në Evropë. /Telegrafi/