Telegrafi

City i gatshëm të heq dorë nga Gabriel Jesus nëse transferojnë Messin

Manchester City thuhet se është i gatshëm që të shesë Gabriel Jesusin nëse ia dalin të transferojnë Lionel Messin nga Barcelona, raporton Daily Star.

Tashmë është bërë publike letra që ylli argjentinas i ka dërguar skuadrës katalunase, duke i bërë me dije se dëshiron të largohet në këtë verë.

Pep Guardiola thuhet se ka kërkuar nga bordi i Citizens që të fokusohen në transferimin e Messit, pasi tani e kanë shansin ideal.

Sipas mediumit anglez, City do të shesë menjëherë Jesusin, posa ta ketë transferuar 33-vjeçarin nga Blaugranasit.

Lexo po ashtu Lionel Messi e do kalimin vetëm te Manchester City

Skuadra angleze mund të transferojë gjashtë herë fituesin e Topit të Artë në parametra zero, por mbetet të shihet nëse Barcelona do e lejojë një largim të tillë.

Në garë për Messin janë edhe skuadra si, Inter, Manchester United dhe Paris Saint-Germain. /Telegrafi/