Manchester City thuhet se është i gatshëm që të shesë Gabriel Jesusin nëse ia dalin të transferojnë Lionel Messin nga Barcelona, raporton Daily Star.
Tashmë është bërë publike letra që ylli argjentinas i ka dërguar skuadrës katalunase, duke i bërë me dije se dëshiron të largohet në këtë verë.
Pep Guardiola thuhet se ka kërkuar nga bordi i Citizens që të fokusohen në transferimin e Messit, pasi tani e kanë shansin ideal.
Sipas mediumit anglez, City do të shesë menjëherë Jesusin, posa ta ketë transferuar 33-vjeçarin nga Blaugranasit.
Skuadra angleze mund të transferojë gjashtë herë fituesin e Topit të Artë në parametra zero, por mbetet të shihet nëse Barcelona do e lejojë një largim të tillë.
Në garë për Messin janë edhe skuadra si, Inter, Manchester United dhe Paris Saint-Germain. /Telegrafi/